Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Ademi i reagon Fillkovit: Nuk kemi asgjë kundër maqedonishtes, por kundër mohimit të gjuhës sonë

Njëri nga iniciatorët që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov sa i përket qëndrimit të tij për këtë çështje.

“Unë nuk e di se si Filkov, pas asaj proteste masive, ende vazhdon të mbajë qëndrim kundër dhe të simbolizohet si “mbrojtës i gjuhës maqedonase”. Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare. Gjithashtu, kryeministri ende insiston që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe ta zvarrisë edhe më tej këtë padrejtësi ndaj nesh. Pse na mundoni çdo herë? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe? A ju frikëson aq shumë?”, ka shkruar Ademi.

Artikulli i mëparshëm
Aleksandar Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështet Lista Serbe
Artikulli tjetër
Integrimi në BE në fokus të takimit Ahmeti–Rokas në Shkup

Lajme të fundit: