Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Denion Meidani: ‘Rroftë Shqipëria, kombi dhe gjuha jonë’

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm patriotik përmes rrjeteve sociale, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së gjuhës, kombësisë dhe rritjes së dijes, përcjell agjemcia e lajmeve INA.


Përmes një postimi të shoqëruar me një portret historik të rilindasit të shquar Naim Frashëri, diplomati Meidani ka zgjedhur vargje frymëzuese që lartësojnë vlerat kombëtare.


“Rroft’ e qoftë Shqipëria 🇦🇱

Dhe kombi e gjuha jonë!

Lulëzoftë dituria,

Edhe ndihmës paçim zonë.”


Ky mesazh i ambasadorit vjen në një moment domethënës, duke përcjellë një thirrje të qartë për unitet, kultivim të diturisë dhe krenari për identitetin kombëtar e gjuhësor. Postimi ka ngjallur interesim dhe reagime pozitive të menjëhershme te ndjekësit në rrjetet sociale. (INA)

Artikulli i mëparshëm
Çarshia e Vjetër e Shkupit bëhet qendër e re politike për Vetëvendosjen
Artikulli tjetër
Marrëdhëniet Pekin-Beograd forcohen, Xi dekoron Vuçiqin

Lajme të fundit: