Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
SHQIPERI 1 MIN LEXIM

Durrësi në shok: Burrë e grua gjenden të vdekur, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme patën një burrë dhe një grua sot në Durrës, në lagjet 17 dhe 18.


Në zonën e ish-Kënetës, një 68- vjeçar u gjet në banesë nga familjarët, pak pasi kishte dhënë frymën e fundit.


Policia që shkoi në vendngjarje tha se heton vetëvrasje përmes varjes në litar.


Ndërkaq në lagjen 18 të qytetit bregdetar u shënua një tjetër vetëvrasje.


Një grua 46 vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati që shihni në këtë pamje pak pas tragjedisë.


Të dyja ngjarjet po hetohen si vetëvrasje, por shkaqet e tyre mbeten në kuadrin e hetimeve të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëm
Kosova nuk harron: Kurti falënderon trupat amerikane
Artikulli tjetër
Alarm demografik: Maqedonia e Veriut humb 10 mijë banorë çdo vit

Lajme të fundit: