Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon ndaj zërave për tërheqjen e ambasadorit Meidani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve mediatike dhe spekulimet për ndryshime në postet e ambasadorëve të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Në disa media u raportua për një rotacion ti mundshëm diplomatik që përfshinte emra konkretë ambasadorësh, por MEPJ thekson se këto raportime nuk pasqyrojnë procesin real institucional dhe vendimmarrjen zyrtare, transmeton Portalb.mk.


Në reagimin e Zëdhënësit të Ministrisë, Alteo Hysi, thuhet se çdo lëvizje në Shërbimin e Jashtëm, përfshirë edhe emërimet në nivel ambasadorësh, realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin rregullator të shërbimit diplomatik dhe praktikat e konsoliduara institucionale.


Sipas MEPJ, proceset e tilla bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me qëllim përdorimin efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë, duke përfshirë edhe konsultimin me institucionet përkatëse.


Ministria shton se komentet dhe interpretimet mediatike që paraqiten si fakte nuk përfaqësojnë realitetin dhe nuk duhet të konsiderohen si burim zyrtar informacioni.


“Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike. Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore. Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla. Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme”, thuhet në reagim.


Ndërkohë nga Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë reaguar lidhur me spekulimet. Portalb.mk, kërkoi sqarim nga Ambasada, por deri tani nuk ka përgjigje.

Artikulli i mëparshëm
LSM publikon shifrat: Shporta minimale për maj 2026 kap 68.743 denarë
Artikulli tjetër
VLEN godet BDI-në: Ju i latë studentët në rrugë, ne ua sollëm provimet në shqip

Lajme të fundit: