Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

“Mjeku i rremë” nga Maqedonia arrestohet në Serbi pas një serie mashtrimesh

Tre banorë të qytetit Vranjë, të Serbisë, janë mashtruar nga doktori i rremë nga Maqedonia e Veriut…



Policia e Vranjës së Serbisë, e ka arrestuar shtetasin e Maqedonisë së Veriut, të moshës 56-vjeçe, nën dyshimin se ai i ka “mashtruar tre shtetas serbë”.

Sipas hetimeve të deritanishme, personi në fjalë me anë të telefonit fillimisht i ka alarmuar “viktimat e mashtrimit” se gjoja njerëz e tyre të afërtë janë lënduar rëndë, ndërsa më vonë nga ata (të mashtruarit) ka marrë shumë të mwdha parash, përcjellë portal “Kumanova Sot”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se prej datës 4 – 13 qershor, 56-vjeçari me iniciale S.K., iu kishte paraqitur njerëzve (viktimave të rastit në fjalë) në rajonin e Vranjës, në telefonat e tyre fiks, duke iu bindur se të afërmit e tyre ishin “lënduar rëndë” dhe se “urgjentisht kishin nevojë për para”.

Pas telefonatave, sic dyshojnë hetuesit, “doktori” kishte shkuar në adresat e tyre dhe nga ata kishte marrë një shumë të madhe parash.

Arrestimi, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare.

Artikulli i mëparshëm
Koktej molotovi hidhet para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
Artikulli tjetër
Trump paralajmëron Iranin: “ShBA-ja do të sulmojë ashpër nëse nuk arrihet marrëveshje”

Lajme të fundit: