Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Në Jarinje zbulohet shumë e konsiderueshme eurosh dhe dinarësh serbë të padeklaruar

Dogana e Kosovës ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën Kufitare Jarinje.


Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur udhëtarin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, ndërsa përgjigjja ka qenë negative.


“Pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10 mijë e 173 euro e 60 centë, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë”, njofton Dogana, transmeton KosovaPress.


Sipas Doganës, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative. Për rastin është njoftuar hetuesia e doganës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa një pjesë e mjeteve mbetet e ndaluar deri në përfundim të hetimeve.


Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori i Republikës së Kosovës është obligim ligjor dhe mosrespektimi i këtyre dispozitave sjell pasoja administrative dhe ligjore.

Artikulli i mëparshëm
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë: Është thelbësore që kjo të mos ndodhë
Artikulli tjetër
MPB: Arrestohet një i mitur që dyshohet për vjedhje në xhamitë e Tetovës

Lajme të fundit: