Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Zbulohen identitetet e viktimave nga aksidenti në qarkoren e Shkupit

Tragjedi e rëndë në unazën e Shkupit: Katër persona humbin jetën në aksidentin e tmerrshëm. Marko Gjorgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni i operës Riste Velkov, janë katër viktimat e aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi gjatë natës në unazën e Shkupit, pranë nyjës së Mirkovcit.


Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.


Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion të tipit “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka depërtuar gardhin mbrojtës dhe ka kaluar në kahun e kundërt.


Më pas, kamioni është përplasur drejtpërdrejt me një veturë “BMW” në të cilën ndodheshin katër viktimat.


Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është djegur tërësisht. Në flakë është përfshirë edhe kabina e kamionit. përcjell Zhurnal.mk .

Artikulli i mëparshëm
Filipçe akuzon Stoilkoviqin për përfshirje në aferën e spiunazhit, paralajmërohet padi
Artikulli tjetër
Taravari: Premtuan mbyllje të plotë të bixhozit dhe nuk e realizuan

Lajme të fundit: