Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

27-vjetori i masakrës në Dubravë rikthen kujtesën për krimet e luftës

Sot bëhen 27 vjet nga njëra prej masakrave më të rënda që regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë.


Grand Kozmetik

Më 19 maj 1999, në Burgun e Dubravës nisi tmerri që do të zgjaste deri më 24 maj. Në këtë institucion të sigurisë së lartë, u ekzekutuan 160 të burgosur shqiptarë dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga forcat serbe.


Brenda mureve të atij burgu, sot gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e viktimave, që dëshmon për këtë masakër brutale. E dhimbshme dhe ende pa drejtësi – Masakra e Dubravës mbetet një nga plagët më të mëdha të popullit shqiptar.


Ndërsa shumë prej të mbijetuarëve u detyruan të kalonin muaj të tërë në kushte të mjerueshme pas masakrës.

Lajme të fundit: