Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

AUV sqaron rastin me "Helm Minjsh" në ushqimin për fëmijë

Nuk ka ushqim të pasigurt për foshnje nga marka “Hip” në tregun e Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), transmeton Portalb.mk.




Ata thonë se AUV ende nuk ka marrë njoftim përmes Sistemit të alarmit të shpejtë të Bashkimit Evropian se qulli i diskutueshëm me karrota dhe patate nga marka “Hip”, i cili u tërhoq nga një rrjet i njohur supermarketesh në Austri për arsye sigurie disa ditë më parë për shkak të pranisë së supozuar të helmit për minjtë, është vendosur në tregun e vendit.



“Përveç kësaj, morëm njoftim me shkrim nga operatori i ushqimit, distributori i autorizuar i produkteve ‘Hip’ për Maqedoninë, se asnjë produkt i diskutueshëm nuk është importuar fare në vend”, tha AUV, duke shtuar se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të reagojnë nëse është e nevojshme.




Dy ditë më parë, “Hip Macedonia” njoftoi në faqen e saj zyrtare në Facebook se produkti i diskutueshëm, i cili u tërhoq nga një rrjet supermarketesh austriak, nuk importohet ose shitet në tregun maqedonas.

Artikulli i mëparshëm
Pasholli kundër iniciativës: Nuk përkrahim heqjen e qeverisë teknike
Artikulli tjetër
Skandal në Shkup: Taksisti i merr turistit zviceran 130 euro për një vozitje

Lajme të fundit: