Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Bahtiri sulmon Osmanin: E lidh me interesa të Grenellit dhe Gjuriçit

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar ashpër ndaj ish-Presidentes Vjosa Osmani e cila ka publikuar një video me foton mbrapa të Ibrahim Rugovës, duke thënë se është bërë padrejtësi ndaj saj.

Ai i ka thënë asaj se fushatën e ka filluar me fotografinë e Presidentit Rugova mbrapa, ndërsa ka thënë se ai nuk e ka merituar të shfrytëzohet për fushata.


Bahtiri e ka akuzuar edhe më fortë atë, duke i thënë se po përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit.



“Vjosa Osmani, Fushaten e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”, ka shkruar Bahtiri. /Lajmi.net/


Postimi i plotë:

Lajme të fundit: