Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 2 MIN LEXIM

Bajrami shpërthen ndaj Kurtit – ‘4 ministri për LDK-në? Shantazh i pastër!’”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar ofertën e bërë ndaj kësaj partie si presion politik dhe jo si përpjekje për zgjidhje.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se ajo që iu ofrua sot LDK-së nuk përbën kompromis, por “shantazh të paketuar si zgjidhje”.


Sipas saj, Kosova nuk ndodhet në krizë vetëm për çështjen e presidentit, por tash e një vit po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e, siç thotë ajo, keqqeverisjes.



Ajo ka kritikuar edhe qasjen e kryeministrit Kurti, duke thënë se ai nuk synon të udhëheqë, por të kontrollojë pushtetin pa marrë përgjegjësi.


“Sot u tentua një tjetër lojë politike: katër ministri dhe një post i zëvendëskryeministrit për LDK-në, me kusht që presidenti të mbetet në duart e tij. Kjo nuk është ofertë – është presion,” ka shkruar Bajrami.


Deputetja opozitare ka theksuar se qytetarët po përballen me rritje çmimesh, pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive, ndërkohë që, sipas saj, qeveria merret me pazare politike.


Në fund, ajo ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë llogari për gjendjen aktuale, duke shtuar se “kjo nuk është qeverisje, por mënyrë për të sunduar”. /Lajmi.net/



Artikulli i mëparshëm
Rama thyen heshtjen: Origjina, Greqia dhe studimet në Harvard
Artikulli tjetër
Haxhiu autorizon FSK-në për Gazën

Lajme të fundit: