Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
SHQIPERI 1 MIN LEXIM

Berisha merr sërish drejtimin e PD-së, urime nga partnerët ndërkombëtarë

Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), organizata më e madhe politike ndërkombëtare që bën bashkë partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë në botë, ka uruar zyrtarisht Sali Berishën për rikonfirmimin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.


Berisha mori një mandat të ri në krye të forcës kryesore opozitare në vend pas një procesi votimi përmes një referendumi nga anëtarësia.


Në mesazhin e saj të urimit, IDC-CDI vlerëson procesin demokratik të ndjekur nga Partia Demokratike dhe konfirmon mbështetjen për liderin e saj. Si një rrjet global i angazhuar fuqishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, ky urim mbart një peshë të veçantë politike për opozitën shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Artikulli i mëparshëm
Të rinjtë protestë në Tiranë: Mbështetje për studentët shqiptarë në RMV dhe gjuhën shqipe
Artikulli tjetër
Takim me peshë politike, Sinani: Lugina tashmë ka zë në arenën ndërkombëtare

Lajme të fundit: