Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
SHQIPERI 1 MIN LEXIM

Të rinjtë protestë në Tiranë: Mbështetje për studentët shqiptarë në RMV dhe gjuhën shqipe

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe në tubimet e tyre kanë kërkuar të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.


Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë, por edhe atyre të ardhur nga RMV, nisi në sheshin Skënderbej, për ta vazhduar marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë.


Me thirrjen “Ne jemi bashkë”, studentët po zhvillojnë protestën në Tiranë, si një përgjigje kundër autoriteteve maqedonase, të cilat nuk i lejuan t’i bashkoheshin studentëve shqiptarë në Maqedoni në protestën e tyre në Shkup pak ditë më parë.

Artikulli i mëparshëm
Tragjedi hekurudhore në Belgjikë: Dy fëmijë mes viktimave pas përplasjes së rëndë
Artikulli tjetër
Berisha merr sërish drejtimin e PD-së, urime nga partnerët ndërkombëtarë

Lajme të fundit: