Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

Bastisje në pronat e vëllait të Milo Gjukanoviqit

Policia ka rrethuar një ndërtesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviq.


Në të njëjtën ndërtesë, ndodhet edhe një degë e “Prva Banka”, në pronësi të tij.


Sipas raportimeve të mediumit “Vijesti”, inspektorët pritet të kryejnë kontroll në pronat e Aco Gjukanoviqit, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.


Një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullim.


Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi kishte raportuar në shtator të vitit 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi./Periskopi

Artikulli i mëparshëm
“Kosova është Serbi”, Vuçiç hedh poshtë pretendimet për marrëveshje me SHBA
Artikulli tjetër
Burg përjetë për vrasësin e Marigona Osmanit

Lajme të fundit: