Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Për deputetët shqiptarë!

Shkruan: Zydi Xhelili


Ju në Kuvend përfaqësoni votën shqiptare, besimin e qytetarëve shqiptarë dhe përgjegjësinë që buron prej tyre.


Mandati juaj nuk është privilegj personal, por amanet publik. Paguheni nga taksat e 35% qytetarëve shqiptarë dhe ndaj tyre duhet të jepni llogari.


Nuk jeni të punësuar të askujt nga pushteti, sidomos jo të Mickovskit, por përfaqësues të popullit që ju ka zgjedhur.


Prandaj, zëri juaj duhet të dëgjohet aty ku mbrohen të drejtat, dinjiteti dhe barazia. Maturia nuk është edukat, është mungesë përfaqësimi. Qytetarët nuk ju kanë votuar për të qenë të dëgjueshëm, por për të qenë zë i tyre.


Maqedonia e Veriut është po aq shtet i shqiptarëve sa është edhe i maqedonasve.


Edhe Shaip Kamberi , ndonëse deputeti i vetëm shqiptar në Beograd, mbron me guxim dhe krenari dinjitetin shqiptar. Ky është shembull se përfaqësimi nuk matet me numra, por me qëndrim.

Artikulli i mëparshëm
Mbi 1,000 ushtarë të rënë kthehen në atdhe pas marrëveshjes Moskë–Kiev
Artikulli tjetër
Afghanistan sulmon Pakistan, rriten tensionet në rajon

Lajme të fundit: