Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Dardan Molliqaj: Ja pse Albin Kurti ka vetëm 16 euro në llogari

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj komentoi për Kanal10 se pse ish-lideri i tij, Albin Kurti deklaroi vetëm 16 euro para në bankë.


Molliqaj thotë se prej kur se e njeh Kurtin, ai nuk ka mbajtur shumë para në bankë dhe për këtë ka një shpjegim interesant.


“Po iu tregoj pse Albini i ka vetëm 16 euro. Prej që unë e njoh, ai i hek paratë prej bankës dhe i mban kesh. Ai nuk don me i pasë paratë në bankë që populli i Kosovës me mendu që i ka paratë në bankë”, theksoi Molliqaj.


Sipas tij, kritika të tilla nga opozita janë sipërfaqësore.


“Ama nuk mundet me ba këtë kritikë dikush që i ka ba milionat. Kritikë mundet me ba për këtë aktivisti i PSD-së”, deklaroi Dardan Molliqaj në Kanal 10.(INA)

Artikulli tjetër
Testamenti i Rexhep Qosja: “Të varrosem pa fjalimet e sundimtarëve dhe pa rituale fetare”

Lajme të fundit: