Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

Donald Trump: Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë me Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur se Izreali kurrë nuk e kishte bindur të hynte në luftë me Iranin.


Në postimin e tij në X, Trump ka theksuar se sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 i përforcuan mendimin e tij se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore.


Trumpi duket se po trajton një pikë diskutimi që ka fituar terren brenda vendit, se Izraeli në një farë mënyre e mashtroi atë të hynte në një luftë me Iranin, pa një zgjidhje të lehtë.


Mirëpo Trumpi dhe Shtëpia e Bardhë e kanë mohuar vazhdimisht këtë, raporton BBC.


Në të njëjtin postim, Trumpi ka sulmuar median për “gënjeshtra dhe histori të sajuara”, duke thënë se “rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme”.

Artikulli i mëparshëm
Moti sot në RMV
Artikulli tjetër
Reagon ashpër Sali Berisha pas vendimit të gjykatës për protestuesit: ‘Qëndruan si luanë ndaj torturave’

Lajme të fundit: