Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Haziri akuzon Kurtin: Synon pushtet absolut përmes zgjedhjeve

Lutfi Haziri nga LDK-ja reagoi ashpër ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke e bërë fajtorin kryesor për krizën rreth zgjedhjes së presidentit, përcjell Gazeta Metro.


Sipas tij, kryeministri po i provokon zgjedhjet e reja vetëm për të rritur pushtetin e tij.



“Po dëshiron me shkaktu zgjedhje dhe me mbërri qëllimin. Këtë qëllim a e mbërrin përmes votës qytetare apo jo kjo është diçka tjetër. Ne po dëshirojmë me evitu zgjedhjet, pasi herët tjera mundet me ardh problem krejt tjetër, çështja e kryeministrit dhe çështje të tjera si qëllim politik. Duhet me pas qëllimin e republikës e jo të një partie”, deklaroi Haziri


Sipas nënkryetarit të LDK-së, Kurti vetëm po ndryshon metodat, por synimi i tij mbetet i njëjtë, ai i kontrollit total.


“Vitin e kaluar për çështje të kryetarit të Kuvendit, sivjet për çështjen e presidentit, më herët për çështje të qeverisë. Gjithmonë është diçka që zotëri Kurti e ka një qëllim. Ai ndryshon metoda por asnjëherë në kërkesa të tij dhe kjo është ajo që në politikë nuk funksionon gjithmonë. Nuk mundesh me shty në agjendë diçka që përcakton vetëm qëllimin tuaj”, përfundoi Haziri./gazetametro.net

Artikulli i mëparshëm
Ganimete Musliu reagon ndaj Gecit: ‘Nuk frikësohemi’
Artikulli tjetër
Pasholli kundër iniciativës: Nuk përkrahim heqjen e qeverisë teknike

Lajme të fundit: