Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Hoti me mesazh publik pasi mbeti jashtë 10-shes së LDK-së

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë, Lidhja Demokratike ka vendosur të bëjë disa ndryshime në renditjen e numrave.


Me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj në LDK, ka ndryshuar edhe renditja e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt, shkruan IndeksOnline.


U raportua se për herë të parë prej shumë kohësh, Avdullah Hoti është lënë jashtë 10-shes së partisë, duke u renditur i 11-ti.


Mbi këtë, ka reaguar edhe vet Hoti, duke thënë se numrat i përcaktojnë qytetarët.


“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët.


I juaji,


Avdullah Hoti” shkroi ai.


Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend zhvillohen më 7 qershor./IndeksOnline

Lajme të fundit: