Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 2 MIN LEXIM

Irani akuzon SHBA-në për bllokimin e dialogut, lë të hapur derën për negociata të reja

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi akuzoi sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tensionimin e situatës, por nuk përjashtoi në mënyrë të qartë një raund të ri bisedimesh.


“Provokimet, retorika kërcënuese dhe shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit nga SHBA-ja, veçanërisht sulmet ndaj anijeve tregtare iraniane, përbëjnë një pengesë të rëndësishme për vazhdimin e procesit diplomatik”, deklaroi Araghchi gjatë një bisede telefonike me homologun e tij pakistanez, sipas agjencisë së lajmeve “Tasnim”.


“Irani do të vlerësojë me kujdes rrethanat dhe më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm”, shtoi ai.


Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane bëri të ditur në një konferencë për shtyp, në Teheran se vendi nuk ka marrë ende një vendim për negociata të tjera me SHBA-në, duke theksuar se aktualisht nuk është planifikuar asnjë raund i ri bisedimesh.


“Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar i bëri thirrje Araghchi që dialogu të rifillojë sa më shpejt, me qëllim nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, njoftoi Ministria e Jashtme pakistaneze në platformën X pas bisedës telefonike.


Dar bëri një apel të ngjashëm edhe një ditë më parë.


Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën, në prag të përfundimit të afatit të armëpushimit të mërkurën, se do të dërgojë sërish një delegacion në Islamabad për negociata.


Sipas burimeve nga Uashingtoni, një delegacion amerikan pritet të niset “së shpejti” drejt Islamabadit.


Një raund i parë bisedimesh mes përfaqësuesve të lartë nga Uashingtoni dhe Teherani u zhvillua pak më shumë se një javë më parë në Islamabad, por përfundoi pa rezultate konkrete.

Artikulli i mëparshëm
Skandal akademik: Fakulteti i Filozofisë regjistron kandidatë në master dhe doktoraturë pa diplomë universitare
Artikulli tjetër
Zelensky për BE-në: Ukraina është çelësi për një Evropë më të fortë

Lajme të fundit: