Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 2 MIN LEXIM

Kosova renditet e dyta më e varfra në Evropë, sipas statistikave të fundit

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2025 të publikuar nga Platforma WolrdAtlas, Kosova renditet e dyta si vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.


Sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës mbetet kryesisht e orientuar drejt shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa remitancat nga diaspora përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave familjare.


Megjithatë, siç thuhet në artikull, sfida të mëdha vazhdojnë të jenë papunësia e të rinjve, e cila mbetet rreth 30 për qind, si dhe mungesa e integrimit të plotë ekonomik ndërkombëtar për shkak të njohjes së kufizuar.


Në renditjen rajonale të kësaj platforme, Kosova pasohet nga disa vende të tjera si Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria, transmeton Klankosova.tv.


Shqipëria është përmendur si një nga ekonomitë me performancën më të mirë në këtë grup vitet e fundit, e nxitur kryesisht nga rritja e turizmit dhe investimeve, edhe pse ende përballet me emigrim të lartë dhe sfida strukturore në tregun e punës.


Renditja e 10 vendeve më të varfra në Evropë sipas WolrdAtlas:


Moldavia – rreth 19,700 dollarë


Kosova – rreth 20,400 dollarë


Ukrainë – rreth 21,000 dollarë


Bosnja dhe Hercegovina – rreth 22,800 dollarë


Shqipëria – rreth 25,600 dollarë


Maqedonia e Veriut – rreth 24,300 dollarë


Bjellorusia – rreth 25,500 dollarë


Serbia – rreth 28,500 dollarë


Mali i Zi – rreth 31,000 dollarë


Bullgaria – rreth 36,000 dollarë

Lajme të fundit: