Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 2 MIN LEXIM

Kurti reagon: Refuzimi i PDK-së dhe LDK-së ndaj ofertës sonë është i pakuptueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me deklarimet e LDK-së, dhe PDK-së për çështjen e presidentit të cilët kanë thënë se për ta kjo çështje është mbyllur, raporton Ekonomia Online.


Kurti tha se një proces i ri zgjedhor duhet të evitohet, ndërsa ua la fajin subjekteve të udhëhequra nga Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku.


“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, të cilat janë të panevojshme dhe nuk sjellin asgjë të re. Më 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet dhe po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë. Tash këta 120 deputetë, duhet t’i funksionalizojmë institucionet në plotni. Kemi Kuvend e Qeveri, duhet të kemi edhe President”, tha ai.


Sipas tij, rezultati zgjedhor duhet të pranohet.


“PDK ja duhet ta kuptojë që i ka 22 deputetë dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën time të vështirë… Në vitin 2026 do të duhej të sillemi me këtë rezultat. I kam ofruar kryetarit Hamza që të bëhet një rrokadë mes Albulena Haxhiut dhe Vlora Çitakut. Pra lirisht le ta bën PDK-ja Bedri Hamzën kryetar të Kuvendit dhe Albulena Haxhiu të bëhet në vend të Vlora Çitakut, katër veta në VV kanë më shumë vota se Bedri Hamza. Ndërsa nëse e krahasoni me LDK-në 10 veta janë më të votuar se Lumir Abdixhiku…. pra duhet ta respektojmë rezultatin zgjedhor… kryetari i LDK-së mund të bëhet edhe zëvendës i imi por edhe ministër i Jashtëm dhe tri ministri të tjera por mund ta bëjmë edhe rrokadën që Lumir Abdixhiku ose dikush tjetër i LDK-së, të bëhet kryetar i Kuvendit… oferta jonë është shumë gjeneroze”, ka thënë Kurti


“S’është e mundshme që i refuzuan… na ka thënë se ne nuk mund të bashkëqeverisim me tri pozita ja që ne ju tham që do i kemi dy….”, ka shtuar Kurti.

Artikulli i mëparshëm
Deklaratë e shkurtër por e fortë: Hamza për çështjen e presidentit – ‘U kry’
Artikulli tjetër
Samir Mane zgjeron investimet: projekt i ri në Maqedoninë e Veriut

Lajme të fundit: