Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 5 MIN LEXIM

Kuvendi nderon Rexhep Qosjen: Vlerësim për figurën e shquar kombëtare

​Lushaku: Rexhep Qosja zë i fuqishëm për më shumë se gjysmë shekulli


Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku tha se akademik, ishte Rexhep Qosja zë i fuqishëm në debatin shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli.


Lushaku tha se veprat e Rexhep Qosjes përbëjnë trashëgimi të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish.


“Zë i fuqishëm në debatin shqiptarë për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte ndër të parët doktorë të shkencave filologjike në Kosovë dhe një nga kontribuuesit kryesor në zhvillimin e studimeve albanologjike në vendin tonë…ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish e studentësh veprat e tij shkencore dhe letrare përbëjnë një trashëgimi të çmuar për kulturën shqiptare veprat dhe studimet mbi letërsinë shqiptar e vendosën atë në mesin e figurave kyçe të mendimit letrat shqiptarë“, deklaroi ajo.


Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie.


​Hamza për Rexhep Qosjen: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar akademik Rexhep Qosjen si ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.


Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit, në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, tha se ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për kombin shqiptar.


“Me ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosja ne nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, humbëm një institucion të mendimit kritik. Humbëm një tribun të fjalës së lirë dhe një ndërgjegje që nuk pranonte të heshtte. Pikërisht pse nuk heshti kurrë, ai do të vazhdojë të dëgjohet edhe në të ardhmen. Akademik Rexhep Qosja nuk ishte vetëm një rrëfimtar i kohës sonë, ai ishte gjykues i saj. Nuk ishte vetëm shpjegues i letërsisë, historisë apo politikës, por sfidues i tyre”, tha ai.


​Konjufca: Qosja ishte një nga intelektualët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit


Shqiptarëve iu vdiq rilindësi i fundit, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.


Në ceremoninë përkujtimore në shenjë nderimi për akademikun, Rexhep Qosja, i dyti i ekzekutivit tha se Qosja ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit shqiptar.


“Neve shqiptarëve na vdiq Rexhep Qosja. Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë. Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes, e lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija dhe mbi të ndërtohet sigurt ngrehina e shtetit kombëtar. Në këtë kuptim, me të drejtë këto ditë u tha se ai është rilindësi i fundit”, tha ai.


Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie.




​Haxhiu: Qosja, zë kundër shtypjes dhe padrejtësisë


Me një minutë heshtje ka nisur seanca e veçantë e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet në nderim të akademikut, Rexhep Qosja i cili vdiq më 23 prill në moshën 90-vjeçare.


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një fjalë rasti tha se akademiku, Rexhep Qosja ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohim të identitetit kombëtar.


“ Ai ishte zë i qartë kundër shtypjes, kundër padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit tonë kombëtarë. Kontributi i tij shtrihet edhe në proceset politike të fundit të shekullit të kaluar kur Kosova kërkonte liri dhe republikë. Rexhep Qosja vuri autoritetin e tij intelektual në shërbim të kësaj të drejte duke artikuluar lirinë e Kosovës si të drejtë historike dhe kauzë që kërkonte konfirmim ndërkombëtarë”, tha ajo.


Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në këtë seancës të veçantë për kritikun letrar deklaroi se Qosja ishte ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike.


“Si njëri ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike. Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej që vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën politike kësaj kohe ai iu përgjigj me vepra me studime polemika, qëndrime publike dhe me një disiplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën publike. Ai e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e rilindjes kombëtare mbi trashëgiminë ilimuniste evropiane, mbi humanizmin dhe mbi figurat që shqiptarëve u dhanë drejtim historik. Si shkrimtarë ai dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht artë dhe ndërgjegje. Në veprat e tij artistike solli njeriun përballë frikës pushtetit padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë“, tha Haxhiu.


Kryeparlamentarja, Haxhiu tha se kujtimi për akademik Qosjen do të mbetet tek mendimi kritik, gjuha shqipe dhe historia politike e shpirtërore e Kosovës.


“Akademik Qosja nuk kërkoi nderime për vetën, por Republika ka detyrë t’i nderoj ata që me veprën e tyre e kanë nderuar shtetin dhe e kanë nderuar kombin. Kujtimi për të do të mbetet aty ku ai e vendosi gjithë veprën e tij në kulturën shqiptare, në mendimin kritik në gjuhën shqipe dhe në historinë politike shpirtërore të Kosovës”, deklaroi Haxhiu.


Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 90-vjeçare, për lajmin për ndarjen nga jeta e dha familja e tij. Ndërsa, në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.

Lajme të fundit: