Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

“Pa bikini në qytet”, Ulqini miraton rregulla të reja për veshjen publike

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re që vendos kufizime për lëvizjen me rroba plazhi jashtë zonave bregdetare.


Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Ulqinit, qytetarët dhe turistët nuk do të lejohen të qarkullojnë me bikini apo pjesërisht të zhveshur në rrugë, sheshe, parqe, shëtitore dhe hapësira të tjera publike të qytetit.


Rregullorja nuk përfshin zonat e plazhit dhe hapësirat pranë bregdetit të dedikuara për pushuesit.


Për shkelësit janë parashikuar gjoba të konsiderueshme, që sipas autoriteteve variojnë nga 350 deri në 500 euro për personat fizikë.


Zyrtarët lokalë thonë se masa synon të ruajë rendin, etikën dhe imazhin e qytetit turistik gjatë sezonit veror.

Lajme të fundit: