Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

“Pas studentëve qëndron gjithë populli shqiptar”, mesazh i fuqishëm nga Sami Lushtaku

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje të plotë për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato si zë të dinjitetit, barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave kushtetuese.


Përmes një thirrje publike, Lushtaku theksoi se kërkesat e studentëve për mbrojtjen dhe zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare janë të drejta dhe të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.


Postimi i plotë i sami Lushtakut:

Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.


I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.


Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.


Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.


Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!

Lajme të fundit: