Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Pasholli kundër iniciativës: Nuk përkrahim heqjen e qeverisë teknike

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli njofton se ato si grup parlamentar nuk do të mbështesin shfuqizimin e qeverisë teknike.

Ajo tha se diçka që është arritur me marrëveshje politike, duhet të zhbëhet në të njëjtën formë.


“Në parim nuk do t’i mbështesim as propozim-ligjin për deputetë as propozim-ligjin për qeverinë. E para kjo shumicë parlamentare të gjitha ligjet që janë me rëndësi jetike po i vendos në procedurë të shkurtuar parlamentare dhe e dyta sa i takon ligjit për qeveri, diçka që është arritur me marrëveshje politike dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, do të duhet zhbërë me marrëveshje poltike dhe me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar“, tha Pasholli.


Lidhur me propozim-ligjin për Arsimin e lartë, Pasholli tha se vërejtjet nuk janë adresuar plotësisht dhe se po bëhet eufori në rrjetet sociale.


“Mendoj se është një eufori, të cilën ato po e bëjnë jehonë nëpër rrjetet sociale. Mendoj që arritja për ta mënjanuar H indeksin është një shkas për t’u tërhequr vëmendja për probleme serioze të këtij propozim ligji, që kanë të bëjnë si me autonominë financiare, po ashtu edhe me centralizimin e vendimmarrjes”,theksoi Arbana Pasholli, deputete e BDI-së.

Artikulli i mëparshëm
Haziri akuzon Kurtin: Synon pushtet absolut përmes zgjedhjeve
Artikulli tjetër
AUV sqaron rastin me "Helm Minjsh" në ushqimin për fëmijë

Lajme të fundit: