Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

PSD-ja nuk dorëzohet, Molliqaj: Vazhdojmë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij nuk mori rezultatin që ka pritur, por ka vendosur të mos dorëzohet në rrugën e saj.


Në zgjedhjet e 7 qershorit, PSD-ja nuk mbërriti as në 1900 vota dhe është larg pragut prej 5 për qind të votave. PSD-ja kandidoi me vetëm 6 kandidatë.


“Rezultati zgjedhor nuk doli siç e pritëm. Por, në mes të dorëzimit e betejës, ne gjithmonë e zgjedhim betejën!” ka shkruar Molliqaj në Facebook tek ka postuar një video për ndjekësit. Aty ka thënë se beteja e PSD-së është që t’i bindë qytetarët në rrugëtimin politik të PSD-së.


“Ma shumë mund të themi që është refuzim për ta votuar Partinë Socialdemokrate sesa në vetvete rezultat i dobët”, ka thënë Molliqaj ndër të tjera në video.



Artikulli i mëparshëm
Një mandat, shumë dilema: Rashiçi dhe përfaqësimi serb në Kosovë
Artikulli tjetër
A i njihni? Këto janë 5 gratë më të votuara në VV, PDK, LDK dhe AAK

Lajme të fundit: