Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Publikohen datat e maturës shtetërore 2025/2026: Ja kur do të mbahen provimet

Në përputhje me Ligjin e ri për arsim të mesëm, këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen tre llojeve të provimeve përfundimtare: maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike.


Sipas kalendarit të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), provimet eksterne për maturën shtetërore 2025/2026 do të zhvillohen në dy termine kryesore. Më 6 qershor, gjimnazistët do t’i nënshtrohen testimit në një nga lëndët me zgjedhje: gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, matematikë apo histori. Ndërsa më 11 qershor, ata do të japin provimin në gjuhë dhe letërsi amtare – maqedonase, shqipe, turke apo serbe.


Për nxënësit e shkollave profesionale, provimi i parë intern do të mbahet po më 6 qershor, ku ata do të zgjedhin mes gjuhës angleze dhe matematikës. Provimi ekstern në gjuhë dhe letërsi amtare është caktuar për më 12 qershor.


Ndërkohë, maturantët e drejtimeve artistike do të testohen më 6 qershor (gjuhë angleze ose histori), ndërsa më 12 qershor do të zhvillojnë provimin në gjuhë dhe letërsi amtare.


Të dhënat nga viti i kaluar tregojnë për një pjesëmarrje të lartë: në vitin shkollor 2024/2025, për afatin e qershorit u regjistruan gjithsej 15,004 nxënës. Megjithatë, për shkak të përpjekjeve për kopjim dhe parregullsive të tjera, u anuluan testet e 172 maturantëve.


Autoritetet apelojnë për respektim të rregullave gjatë provimeve, duke theksuar se masat kundër parregullsive do të mbeten strikte edhe këtë vit.

Artikulli i mëparshëm
Policët kundër MPB-së: Padi masive për kompensim të orëve shtesë
Artikulli tjetër
Deklaratë e shkurtër por e fortë: Hamza për çështjen e presidentit – ‘U kry’

Lajme të fundit: