Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Reagon Avdullah Hoti: Del me paralajmërim të fortë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nesër deputetët i kthehen Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë Kosovës President.


Ai ka postuar nga qyteti i Prizrenit, ku tha se nëse kjo nuk arrihet atëherë mandati i kthehet qytetarëve sërish.



“E diel e këndshme në Prizren. Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook.


Deri më 28 prill është afat kushtetues që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin/e, në rast se dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Lajme të fundit: