Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
SHQIPERI 1 MIN LEXIM

Sali Berisha paralajmëron protestë të re: Data do të shpallet së shpejti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të nisë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme, duke bërë të ditur se data do të shpallet në ditët në vijim.


Gjatë fjalës në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ai theksoi se mobilizimi qytetar është i domosdoshëm në kushtet aktuale, ndërsa bëri thirrje për reagim më të fortë nga opozita dhe qytetarët.


“Pas kësaj mbledhjeje fillojmë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme, datën e së cilës do ta shpallim shumë shpejt,” u shpreh Berisha.


Ai shtoi se situata politike në vend kërkon qëndresë më të madhe, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për veprime antikushtetuese dhe pengim të proceseve demokratike.


Berisha theksoi gjithashtu se opozita mbetet e angazhuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ky proces duhet të bazohet në meritë dhe standarde, e jo në praktika korruptive.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Artikulli i mëparshëm
Verë e trazuar për aviacionin: 20,000 fluturime të anuluara
Artikulli tjetër
Ganimete Musliu reagon ndaj Gecit: ‘Nuk frikësohemi’

Lajme të fundit: