Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Shkupi mobilizohet: Studentët protestojnë nesër për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestë të re që do të mbahet nesër, më 18 maj 2026, në orën 16:30, para Urës së Gurit, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe.


Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”, ndërsa mesazhi kryesor është mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.


Kjo protestë vjen në vazhdën e disa reagimeve dhe tubimeve të mëparshme të studentëve, të cilët prej kohësh kërkojnë zgjidhje institucionale për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në protestat e mëparshme, ata kanë ngritur shqetësimin për mungesën e barazisë gjuhësore në proceset e kualifikimit profesional dhe kanë kërkuar nga institucionet përgjigje konkrete.


Studentët theksojnë se pavarësisht protestave të deritanishme, kërkesat e tyre nuk janë adresuar plotësisht, ndaj vijojnë me organizimin e tubimeve të reja për të rritur presionin publik dhe institucional.


Sipas njoftimit, protesta e nesërme do të zhvillohet në mënyrë paqësore, me thirrje për dialog dhe zgjidhje të qëndrueshme të çështjes nga institucionet përgjegjëse. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të fundit: