Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Trump kërkon uraniumin e pasuruar, Irani: Ta harrojnë, nuk lëviz prej këtej

Presidenti amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se do të punonte me lidershipin iranian për të nxjerrë elementin radioaktiv nga vendi “me një ritëm të qetë e të pranueshëm” përpara se ta merrte atë në Amerikë. Por Irani, jep një tjetër variant të ngjarjeve.


Ministria e jashtme iraniane këmbëngulje se nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë. “Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet asgjëkundi,” deklaroi zëdhënësi i saj, Esmaeil Baqaei. Zyrtarë të tjerë në Teheran e mohuan gjithashtu pretendimet e Trumpit se regjimi i ajatollahëve ka rënë dakord për një pezullim “të pakufizuar” të programit bërthamor. Një diplomat i lartë iranian sqaroi se ende ekzistonin dallime të rëndësishme mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë çështjen e uraniumit të pasuruar.

Artikulli i mëparshëm
Bill Clinton dëshmon për çështjen Epstein: “Nuk pashë dhe nuk bëra asgjë të gabuar”
Artikulli tjetër
Lushtaku: Nuk e uroj asnjëherë Albin Kurtin për fitoren, është e keqja më e madhe për Kosovënn

Lajme të fundit: