Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj siç thuhet një vendimi të kryetarit të Komunës së Haraçinës për largimin nga puna të tre familjarëve të dëshmorëve, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe politikisht të dënueshëm.

Në reagimin e saj zyrtar, Aleanca për Shqiptarët – Dega Haraçinë vlerëson se vendimi përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj familjeve që kanë dhënë sakrificën më të madhe për lirinë e vendit.

Ja reagimi i plotë:

“Kryetari i Komunës së Haraçinës ka ndërmarrë një veprim të papranueshëm dhe politikisht të dënueshëm duke larguar nga puna tre familjarë të dëshmorëve. Ky vendim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj familjeve që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e vendit.

Largimi i familjarëve të dëshmorëve nga institucionet komunale nuk është reformë, nuk është ligjshmëri dhe nuk është drejtësi. Është mungesë respekti, cinizëm institucional dhe përdorim i pushtetit kundër atyre që nuk kanë mundësi të mbrohen.

Kjo qasje e kryetarit dëshmon se për këtë udhëheqje nuk ka as ndjeshmëri njerëzore dhe as përgjegjësi morale. Familjet e dëshmorëve nuk janë numra për spastrime politike dhe as viktima të kalkulimeve personale.

Kërkohet reagim i menjëhershëm institucional, transparencë e plotë mbi arsyet e largimit dhe rikthim i menjëhershëm i të larguarve në vendet e tyre të punës. Heshtja përballë këtij veprimi është bashkëfajësi”, reagon Aleanca për Shqiptarët – Dega Haraçinë.(INA)

Artikulli i mëparshëm
Osmani nga Davosi: SHBA nderon Kosovën me Bordin e Paqes
Artikulli tjetër
“Safe City” përjashton shqipen: komunikim vetëm në maqedonisht

Lajme të fundit: