Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Dalje e ulët në votime në katër komuna të RMV-së

Deri në orën 15:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 23.298 votues, përkatësisht 18.18 %, transmeton Portalb.mk.

  • Vrapçisht, kanë votuar 5730 votues, përkatësisht 21.01 %.
  • Gostivar, kanë votuar 14770 votues, përkatësisht 17.85 %.
  • Qendër Zhupë, kanë votuar 831 votues, përkatësisht 10.99%.
  • Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1967 votues, përkatësisht 18.60 %.

Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 15:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:

  • Vrapçisht, e rritur për 6.47 %.
  • Gostivar, e zvogëluar për 3.01 %.
  • Qendër Zhupë, e zvogëluar për 6.13 %.
  • Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 1.54 %.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë mbahen në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

Lajme të fundit: