Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

“Dekor politik”, ASH godet ashpër VLEN

Deklarata e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, se “kultura shqiptare për momentin është e cunguar pjesërisht”, është skandaloze dhe një pranim publik i dështimit të Qeverisë ku ai vetë është pjesë.

Gjendjen e mjerueshme të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kanë artikuluar prej kohësh artistët, krijuesit dhe opozita shqiptare. Tani kjo gjendje konfirmohet edhe nga vetë zyrtarët shqiptarë në Qeveri. Ky nuk është më opinion politik, por fakt i pranuar nga brenda pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët pyet hapur: cili është realisht roli i VLEN-it në Qeveri?

A janë dekor politik?

Të shantazhuar?

Të pafuqishëm për të ndikuar në politikat shtetërore?

Është e papranueshme që zyrtarë shqiptarë në Qeveri të sillen si opozitë verbale, duke konstatuar probleme, por pa marrë asnjë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Deklaratat kritike nuk e zëvendësojnë veprimin politik dhe institucional.

Edhe pas dy vitesh në pushtet, shqiptarët nuk kanë parë as strategji serioze për kulturën, as investime dinjitoze, as mbrojtje të identitetit kulturor. Në vend të rezultateve, kemi justifikime dhe deklarata vetëakuzuese.

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike. Qeveria nuk është vend për ankesa, por për vendimmarrje. Kush nuk është i aftë të ndryshojë gjendjen, duhet të mbajë përgjegjësi ose të largohet.

Artikulli i mëparshëm
Avioni i Wizz Air nga Shkupi drejt Parisit bën ulje emergjente në Bruksel
Artikulli tjetër
Dhunë e rëndë familjare: 46-vjeçari rrah brutalisht nënën

Lajme të fundit: