Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 2 MIN LEXIM

Gjermani: Papunësia arrin nivelin më të lartë në 15 vitet e fundit

Papunësia në Gjermani u rrit në 2,9 milionë persona në dhjetor, me 23 mijë më shumë krahasuar me muajin paraardhës dhe me rritjen më të lartë të 15 viteve të fundit, treguan sot të dhënat zyrtare.


Sipas Agjencisë Federale të Punësimit (BA), ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga dhjetori i vitit 2010, kur 3,012 milionë persona ishin të regjistruar si të papunë. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, numri i të papunëve u rrit me 101 mijë, ndërsa norma e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje në baza mujore duke arritur në 6,2%.

Sipas agjencisë, shifrat bazohen në të dhënat e disponueshme deri më 11 dhjetor.

”Tregu i punës vazhdon të mos ketë vrull ekonomik”, deklaroi drejtuesja e BA-së, Andrea Nahles.

Rritja e papunësisë në dhjetor është e zakonshme, pasi më pak kompani punësojnë staf të ri dhe numri i vendeve të punës bie në sektorë si ndërtimi apo bujqësia për shkak të kushteve të ftohta të dimrit.


Megjithatë, Nahles theksoi se tregu i punës është përkeqësuar gradualisht gjatë vitit si pasojë e ngadalësimit ekonomik.

”Në përmbledhje, situata është më e dobët se një vit më parë. Megjithatë, ka shenja se kemi arritur pikën më të ulët”, shtoi ajo. Kërkesa për fuqi të re punëtore vazhdoi të bjerë edhe në dhjetor, me agjencinë që regjistroi 619 mijë vende të lira pune, 35 mijë më pak krahasuar me një vit më parë.

Sipas institutit kërkimor të BA-së, IAB, nuk dallohen prirje të qarta për muajt në vijim./oranews

Lajme të fundit: