Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 2 MIN LEXIM

Gjermania hedh idenë e bombës atomike evropiane

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më në sistemin e siguribërthamor së ekzistues, raporton Euronews.

Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer tha:

“Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Europë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët”.

Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një bombë bërthamore gjermane, por për një armë bërthamore të përbashkët të vendeve të Bashkimit Evropian, si një masë për të siguruar mbrojtjen e kontinentit në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Fischer tha gjithashtu se nëse do të ishte i ri sot, do t’i bashkohej ushtrisë:

“Kohët kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrohemi”.

Ai thekson gjithashtu se çarmatimi nuk është më një opsion. Armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Europës. Vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të pengohet një sulm: vetëm kështu mund të ndalohet një “fqinj i gatshëm për agresion” nga një sulm i mundshëm.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike tregonte të kundërtën.”

Propozimi i Fischer vjen në një kohë debati të intensifikuar mbi autonominë strategjike europiane dhe të ardhmen e NATO-s, ndërsa tensionet ndërkombëtare po rriten.

Artikulli i mëparshëm
Rrëmbim në mes të Beogradit: Kërkohen 20 mijë euro për lirimin e këngëtarit nga Maqedonia
Artikulli tjetër
Dy shpërthime të fuqishme në Iran: 5 të vrarë, 14 të plagosur

Lajme të fundit: