Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në përplasje globale

Ish-ambasadori Sreqko Gjukiq vlerësoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçliq po e fut Serbinë në konflikte globale duke deklaruar se CIA dhe Mossad janë aktivë në Iran, gjë që Uashingtoni dhe Tel Avivi, mund ta perceptojnë si një mesazh politik.


" Këto deklarata mund të shkaktojnë dëm në politikën e jashtme të Serbisë. Ajo nuk është aktore e konflikteve në Lindjen e Mesme, as ka interes të rreshtohet në interpretimet që akuzojnë dy shërbimet më të fuqishme të inteligjencës perëndimore", tha Gjukiq në një intervistë për gazetën Nova.



Siç shtoi ai, "pretendime të tilla publike, objektivisht mund të kuptohen si një narrativ armiqësor ndaj SHBA-ve dhe Izraelit, duke e futur kështu Serbinë në konflikte globale dhe luftëra informacioni që e tejkalojnë shumë."

““Krahasimi me vitin 1953 dhe përmbysjen e (Kryeministrit Muhamed) Mossadegh në Iran është një kornizë klasike propagandistike e diskursit antiamerikan dhe antiperëndimor, i cili mund të përjetohet si një mesazh politik në Uashington dhe Tel Aviv”, theksoi Gjukiq.

Ai paralajmëroi se “deklarata të tilla e ndërlikojnë më tej pozicionin e Serbisë dhe sjellin konfuzion në politikën e jashtme”.




Lajme të fundit: