Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Gostivari në dritën e Edith Durham: qytet ku shqiptarët historikisht nuk janë pakicë, por shtyllë themelore!

Shkruan:Zydi Xhelili


Në narrativat politike të ndërtuara dekada më vonë, Gostivari shpesh paraqitet si një qytet “i përzier” ku shqiptarët trajtohen si komunitet dytësor.


Por historia flet ndryshe:

Në dritën e vëzhgimeve të udhëtares dhe studiueses britanike Edith Durham, Gostivari dhe rrethina e tij shfaqen si pjesë organike e hapësirës etnike shqiptare në Pollogun e Epërm.

Edith Durham, e njohur për qasjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të paanshme ndaj realiteteve ballkanike, nuk shkruante mbi baza politike, por mbi atë që shihte në terren: popullsi, gjuhë, zakone dhe vetëdije kombëtare. Në shkrimet e saj për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, ajo thekson qartë se kufijtë politikë nuk përputhen me realitetin etnik.


Gostivari, si nyje lidhëse mes Dibrës, Kërçovës dhe Tetovës, ka qenë historikisht: qendër tregtare dhe artizanale shqiptare,

hapësirë ku gjuha shqipe ishte gjuhë e përditshmërisë, qytet kryesisht shqiptar, nga Reçani deri në malësitë përreth.

Në këtë kontekst, shqiptarët në Gostivar nuk kanë qenë pakicë, por popullsi autoktone dhe shumicë funksionale, e cila e ka mbajtur gjallë jetën ekonomike, kulturore dhe shoqërore të qytetit.

Durham vëren se shqiptarët, edhe nën administrata të huaja, arrinin të ruanin strukturat e tyre shoqërore, normat e bashkëjetesës dhe ndjenjën e përkatësisë. Ky përshkrim përputhet plotësisht me realitetin historik të Gostivarit, ku asimilimi nuk ka qenë kurrë proces i natyrshëm, por gjithmonë projekt politik i imponuar.


Ajo paralajmëron se: mohimi i realitetit etnik dhe ndërtimi i shteteve mbi ideologjinë e një populli të vetëm, është recetë për konflikt të përhershëm.

Ky paralajmërim, i shkruar më shumë se një shekull më parë, mbetet aktual edhe sot. Gostivari është shembulli konkret se bashkëjetesa nuk ndërtohet duke mohuar shumicën reale, por duke e pranuar atë si faktor shtetformues.

Prandaj, kur flitet për Gostivarin, duhet thënë qartë: ky nuk është qytet ku shqiptarët “kërkojnë më shumë”, por qytet ku ata kërkojnë njohjen e një realiteti historik të pamohueshëm.

Lajme të fundit: