Shporta e blerjeve
Your cart empty!
Kushtet e përdorimit dolor sit amet consectetur, adipisicing elit. Recusandae provident ullam aperiam quo ad non corrupti sit vel quam repellat ipsa quod sed, repellendus adipisci, ducimus ea modi odio assumenda.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
A pajtoheni me kushtet tona? Regjistrohu
Mungesa e rampave dhe sinjalizimit mbi kalimin hekurudhor në Vaksincë të Likovës ku kalojnë veturat, ka ngritur alarmin te banorët për rrezikun që u kanoset. Derisa autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje, qytetarët përballen me frikë gjatë kalimit. Ndërmarrja e Hekurudhave njoftoi se të hënën do të përgjigjet për problemin, shkruan Portalb.mk.
Banorët e fshatit Vaksincë, në Komunën e Likovës për Portalb.mk shprehen të revoltuar për mungesën e rampave dhe sinjalizimit paralajmërues në kalimin hekurudhor që ndodhet në dalje të fshatit, duke theksuar se kjo situatë paraqet një rrezik të madh për jetën e tyre.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të eliminuar këtë rrezik. Rruga mbi këtë hekurudhë frekuentohet dhe lidh fshatin Vaksincë, dhe Llojan të Komunës së Likovës me Kumanovën.
Një banor i fshatit Vaksincë theksoi se rampa dhe sinjalizuesit janë jashtë funksionit prej më shumë se dy vitesh.
“Ky problem nuk është i ri. Rampa dhe sinjalizuesit paralajmërues nuk funksionojnë prej më shumë se dy vitesh, dhe çdo ditë kalimi hekurudhor paraqet një rrezik të madh për ne dhe fëmijët tanë. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të marrin masat për të garantuar sigurinë tonë gjatë kalimit hekurudhor”, tha një banor.
Një banore tjetër tregoi për një përvojë të rrezikshme dhe kërkoi ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të parandaluar fatkeqësi.
“Kam pasur rastin që gjatë kalimit në kalimin hekurudhor, treni kaloi dhe shoferi më dha sinjal të kaloj më shpejt. Fatmirësisht, e kalova dhe shpëtova. Kërkoj urgjentisht që të bëhet rregullimi i këtij kalimi, pasi situata është shumë e rrezikshme dhe mund të sjellë edhe pasoja fatale”, tha një banore.
Ndërsa një banor tjetër u shpreh i zhgënjyer nga mosveprimi i institucioneve.
“Në vendin tonë, institucionet kujtohen për ne vetëm kur ndodh ndonjë aksident, por edhe atëherë nuk veprojnë. Kjo është turp për një shtet që nuk mbron jetën e qytetarëve të vet. Jemi të lodhur nga premtimet boshe para zgjedhjeve, vizitat e rrejshme dhe mungesa totale e veprimit për infrastrukturën që na rrezikon çdo ditë”, tha një banor.
Hekurudha në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës. Foto nga Portalb.mk
Hekurudha në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës. Foto nga Portalb.mk
Hekurudha në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës. Foto nga Portalb.mk
Foto nga rrjeti Facebook, fshati Vaksincë.
Foto nga rrjeti Facebook, fshati Vaksincë.
Hekurudha në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës. Foto nga Portalb.mk
Nga Komuna e Likovës theksuan se kompetenca për zgjidhjen e këtij problemi i përket Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ju njoftojmë se kompetenca për zgjidhjen e këtij problemi i takon Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thanë nga Komuna e Likovës.
Pyetëm Ndërmarrjen Publike Infrastruktura Hekurudhore e Republikës së Maqedonisë së Veriut se pse nuk funksionojnë rampat dhe sinjalizimi paralajmërues në pjesën e hekurudhës që kalon nëpër fshatin Vaksincë, si dhe nëse kanë ndonjë plan për zgjidhje, por nga atje na njoftuan se do t’u përgjigjen pyetjeve gazetareske ditën e hënë, më 12 janar.
Mungesa e sinjalistikës rrugore mbi kalimet hekurudhore në rajonin e Likovës mbetet problem edhe në fshatin Llopat dhe Ramanli, për çka banorët janë ankuar në Portalb.mk.