Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Kur pazari politik bëhet në kurriz të dinjitetit kombëtar!

Ndërgjegjja është kompasi moral i njeriut,

në politikë, ajo duhet të jetë vija e kuqe që ndan interesin publik nga përfitimi personal. 

Megjithatë, realiteti politik i ditëve tona dëshmon për pazare të dëmshme, të ndërtuara mbi interesa afatshkurtra, që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin kombëtar dhe minojnë besimin e qytetarëve.

Të qenët vazal në politikë nuk është strategji, por dorëzim. Mund të sjellë përfitime personale të momentit, por në afatgjatë dëmton rëndë çështjen kombëtare dhe e shndërron përfaqësimin politik në shërbim ndaj të huajve, jo ndaj popullit që përfaqëson. 

Historia politike, ka treguar qartë se individët shfrytëzohen për aq kohë sa janë të dobishëm. Sapo humbin funksionin, braktisen, diskreditohen dhe shpesh poshtërohen publikisht.

Shqetësuese nuk është fakti se kjo logjikë ekziston, por se ajo vazhdon të përsëritet, pavarësisht përvojave të hidhura të së kaluarës. 

Mësimet historike injorohen, ndërsa gabimet përsëriten me aktorë të rinj dhe pasoja të njëjta.

Nuk mund të ketë stabilitet politik apo mirëqenie reale mbi kurrizin e qytetarëve. 

Postet e fituara pa meritë, pa mbështetje reale dhe pa legjitimitet moral janë të përkohshme. Herët a vonë, realiteti politik i zhvesh nga fasada dhe i përball me përgjegjësinë.

Jeta vazhdon dhe proceset politike nuk përfundojnë sot. Drejtësia historike mund të vonojë, por ajo nuk harron dhe as nuk i fal gabimet e përsëritura.


Në fund, pushteti matet me drejtësinë që prodhon, barazinë që garanton dhe mënyrën se si ndërton të ardhmen e qytetarëve.

Lajme të fundit: