Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta mori 90 vota pro dhe vetëm një kundër.

Ajo kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë edhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot një rezolutë të ngjashme. Ajo mori 92 vota pro ku shpaloset kundërshtia për akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe përbaltjes që po i bëhet imazhit të tyre dhe të Kosovës.

Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar 45 vjet për secilin, 180 në total, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për 10 pikat e Aktakuzës duke mos hequr dorë nga asnjëra prej tyre pas gati 3 vitesh gjykim.

Artikulli i mëparshëm
Kaloi në Kuvend: Çfarë përmban “Rezoluta e Hagës”?
Artikulli tjetër
Bilall Kasami shkarkon komplet kryesinë e Lëvizjes BESA

Lajme të fundit: