Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 2 MIN LEXIM

Liderja e opozitës paralajmëron rikthimin në Venezuelë

Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka deklaruar se planifikon të kthehet në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur, pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Në një intervistë për Fox News, Machado tha se vendimi i saj për t’u larguar përkohësisht nga Venezuela ishte marrë për t’i shërbyer më mirë kauzës opozitare, duke theksuar se për më shumë se 16 muaj kishte jetuar e fshehur.

“Para së gjithash, kam në plan të kthehem në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur. Siç e kam thënë gjithmonë, çdo ditë marr një vendim se ku jam më e dobishme për kauzën tonë. Kjo është arsyeja pse qëndrova e fshehur për më shumë se 16 muaj.”

Ajo akuzoi presidentin Nicolas Maduro se ka kontrolluar sistemin zgjedhor dhe Këshillin Kombëtar Zgjedhor, duke e bërë të pamundur, sipas saj, zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

“3 janari do të hyjë në histori si dita kur drejtësia mundi një tirani. Nuk është vetëm i madh për popullin venezuelian dhe të ardhmen tonë, mendoj se është një hap i madh për njerëzimin, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Fakti është se ai ishte frikacak, na kishte frikë. Ai më kishte frikë mua. Kështu që mendoi se duke më ndaluar, do të na ndalonte të fitonim. Por ndodhi pikërisht e kundërta.”

Machado, së fundmi, udhëtoi drejt Norvegjisë për të marrë Çmimin Nobel për Paqen dhe kjo është intervista e saj e parë publike që pas arrestimit të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.

Lajme të fundit: