Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Marin Mema për Nishin, Leskovcin dhe Medvegjën!

Shkruan: Zydi Xhelili


Historia e ka dëshmuar qartë se kjo pjesë e Serbisë së sotme ka qenë territor i banuar me shqiptarë. Kjo nuk është vetëm tezë historike, por edhe përvojë e gjallë e shumë prej nesh.

Në vitin1981 regjistrova Shkollimin e Lartë në Leskovc, në degën për Inxhinieri Tekstili.


Në atë kohë ishte ish-Jugosllavia, një shtet federativ, dhe në këtë institucion studionin shumë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova.

Më kujtohet qartë një rast domethënës: disa prej nesh, studentë të dalluar shqiptarë, u ftuam në dekanat dhe na kërkuan të përkthenim teste shkollore nga matematika, shkencat natyrore dhe lëndë të tjera, nga gjuha serbe në gjuhën shqipe, për shkollat fillore në periferi të Leskovcit,

Banjës së siarinës,Lebanës etj. 


Ne e pranuam me kënaqësi këtë detyrë dhe e realizuam pa hezitim.

Që nga ajo kohë e di me siguri se në atë zonë kishte fshatra të banuara me shqiptarë dhe se fëmijët në disa shkolla mësonin edhe në gjuhën shqipe. Deri atëherë kishim njohuri për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, por jo edhe për periferinë e Leskovcit.

Prandaj, ajo që sot e sjell në vëmendje Marin Mema nuk është diçka e re për historinë, por një e vërtetë që për shumëkënd është përjetuar dhe dëshmuar drejtpërdrejt.

Artikulli i mëparshëm
“Safe City” përjashton shqipen: komunikim vetëm në maqedonisht
Artikulli tjetër
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos

Lajme të fundit: