Shporta e blerjeve
Your cart empty!
Kushtet e përdorimit dolor sit amet consectetur, adipisicing elit. Recusandae provident ullam aperiam quo ad non corrupti sit vel quam repellat ipsa quod sed, repellendus adipisci, ducimus ea modi odio assumenda.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
A pajtoheni me kushtet tona? Regjistrohu
Deputetët i votuan ligjet e nevojshme që sistemi “Safe City “ të funksionojë plotësisht: Ligjet për automjetet, për policinë, për ekzekutimin e sanksioneve dhe për sigurinë në komunikacion. Mbetet të miratohen edhe ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, i cili është në lexim të dytë. Krahas kësaj janë propozuar edhe ndryshime në Kodin Penal për harmonizim me paketën e ligjeve lidhur me sistemin “Safe City“, raporton Prizma, transmeton Portalb.mk.
Ndryshimet ligjore rregullojnë në detaje të gjithë procedurën – nga konstatimi i kundërvajtjes deri te shqiptimi i masave më të rrepta, si dhe rregullojnë deri në fund çështje të tjera.
Shoferëve të cilëve tre herë do ju ndalohet drejtimi i automjetit do të mbeten pa patentën e shoferit. Gjobë është paraparë edhe për mosazhurnimin e numrit të telefonit dhe e-mailit në stacionin e kontrollit teknik. Kjo parashihet me ndryshimet ligjore lidhur me sistemin “Safe City“, i cili duhet të funksionojë plotësisht nga 1 shkurti.
Ajo që tashmë dihet është se shkelësve të rregullave të komunikacionit do tu dërgohet SMS në celular dhe e-mail me procesverbalin dhe fotografinë e kundërvajtjes. Ata do të kenë të drejtë ankese para gjykatës, ndërsa nëse gjobën e paguajnë brenda tetë ditëve të para, do ta paguajnë vetëm gjysmën e shumës.
Sistemi i librezave të shoferëve dhe pikëve negative, i cili nuk ishte i rregulluar plotësisht, me ndryshimet ligjore po rregullohet.
Nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm shoferit të cili brenda një periudhe prej katër vitesh do t’i shqiptohen tre herë ndalesë të plotfuqishme për drejtimin e automjetit të kategorisë së njëjtë, do të mbesë pa patentën e shoferit. Gjykata do t’ia marrë patentën, ndërsa autori i kundërvajtjes nuk ka të drejtë t’i nënshtrohet përsëri provimit për shofer për të paktën një vit.
Pasi gjykata t’ia ketë marrë patentën e shoferit, vendimi do të dërgohet në MPB. Pas kësaj shoferit do i dërgohet SMS ose e-mail se patenta e tij pas tetë ditësh nuk do të jetë më e vlefshme.
Ndalesa për drejtimin e automjetit që e përcakton gjykata mund të zgjasë nga një muaj deri në një vit, ndërsa të dhënat për masat e shqiptuara do t’u jenë të qasshme edhe shërbimeve kufitare.
Nëse ndalesa i shqiptohet një të huaji që ka patentë shoferi të huaj, ai nuk do të mund t’i japë makinës në territorin e vendit, ndërsa për këtë do të njoftohet edhe policia kufitare.
Ndryshime ligjore ka edhe në Ligjin për automjetet.
Denarë, foto nga Meta.mk
Çdo pronar i automjetit, nëse ka ndryshuar numrin e telefonit ose adresën elektronike, duhet të bëjë azhurnim të këtyre të dhënave në stacionin e kontrollit teknik brenda tri ditëve. Mosrespektimi i këtij detyrimi do të ndëshkohet me gjobë prej 100 eurosh, ndërsa sanksione janë paraparë edhe për kompanitë – varësisht nga madhësia e tyre.
Sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ketë një tolerancë gjatë matjes së shpejtësisë, ku nga vlera e matur do të zbritet detyrimisht margjina e gabimit të pajisjes matëse. Nuk është shënuar se sa është kjo margjinë e gabimit.
Ndalohet drejtimi i automjetit nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, ndërsa rregullat e reja ligjore sjellin edhe detyrime shtesë për autoshkollat – kandidatët për ligjërues, instruktorë, kontrollorë dhe ekzaminues të rregullave të komunikacionit duhet të japin provim profesional para një komisioni në MPB.
Ligji saktëson edhe zonat me qarkullim të qetë, duke prezantuar “zonën e shkollës“ dhe “zonën 30“.
Ndryshime ka edhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sankcioneve dhe në Ligjin për Policinë.
Ndryshimet e reja ligjore nuk ndalojnë vetëm te kundërvajtjet, kështu që janë propozuar ndryshime edhe në Kodin Penal. Këto ndryshime pritet të shqyrtohen.
Dispozitat parashikojnë që për vepra të rënda në komunikacion gjykata detyrimisht do të shqiptojë ndalesë për drejtimin e automjetit – nga gjashtë muaj deri në dhjetë vjet. Në vend të mundësisë, si deri më tani, kjo gjë tashmë do të jetë detyrim për gjykatën.
Dhe jo vetëm kaq.
Kodi Penal i jep mundësi gjykatës që shkelësit t’ia konfiskojë edhe automjetin nëse ai ka kryer vepër penale „rrezikim i sigurisë në komunikacion“, „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“ dhe „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion“, përkatësisht nëse shkelësi e ka drejtuar automjetin me shpejtësi që e tejkalon shpejtësinë e lejuar për të paktën 70 km/h në vendbanim ose për të paktën 90 km/h jashtë vendbanimit.
Kushti për konfiskimin e automjetit është që shkelësi të ketë qenë i dënuar më parë për vepër penale kundër sigurisë së komunikacionit publik.
Foto: Suad Bajrami/Portalb.mk
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë edhe se pjesëmarrësi në komunikacion që do ta drejtojë automjetin me koncentrim të alkoolit në gjak mbi 1,5 promilë, komunikacion që do ta drejtojë automjetin nën ndikimin e drogave, substancave psikotrope ose prekursorëve, komunikacion që do ta drejtojë automjetin në drejtim të kundërt në rrugë publike, që do ta tejkalojë kolonën e automjeteve në vend me shikueshmëri të reduktuar të rrugës, ose ë do ta drejtojë automjetin me shpejtësi shumë më të lartë mbi atë të lejuarën, do të dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet, si dhe me gjobë në para.
Dënim i tillë do të shqiptohet edhe për atë që organizon, merr pjesë ose në mënyrë tjetër mundëson gara të palejuara me automjete, si dhe për pjesëmarrësin në komunikacion që drejton automjet motorik pa provim të dhënë për patent shoferi ose pa patentë shoferi të vlefshme.
Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.
Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.
Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.