Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Mickoski merr rolin e dyfishtë: drejtues i VMRO-së dhe “arbitër” i koalicionit VLEN!

Shkruan: Zydi Xhelili


Me qëndrimin për Limanin, Mickoski u pozicionua si vendimmarrës edhe për koalicionin VLEN, Mesazh politik nga Mickoski: vendimet për ministrat nuk diktohen nga partitë e VLEN-it.


Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili njoftoi se në mbledhjen e sontme të kuvendit partiak do të shqyrtohet puna e çdo funksionari të partisë.

Në përgjigjen e tij, Mickoski theksoi se përgjegjësia për emërimet dhe shkarkimet në Qeveri i takon kryeministrit, duke deklaruar se:

“Unë jam kryeministër dhe këtë duhet ta dijë kushdo që nuk e ka pasur të qartë.”


Ai shtoi se ministri Fatmir Limani ka lënë përshtypje pozitive me angazhimin dhe punën e tij, duke bërë të ditur se, si kryeministër, nuk do të marrë vendim për shkarkimin e tij.

Artikulli i mëparshëm
Bilall Kasami shkarkon komplet kryesinë e Lëvizjes BESA
Artikulli tjetër
Krim i rëndë në Turqi – 35-vjeçari vret nënën, vajzën dhe ish-gruan, më pas vetëvritet

Lajme të fundit: