Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 2 MIN LEXIM

Mishetiq: Komunikatat e UÇK-së nuk kanë nxitur krime

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Mishetiq ka argumentuar se komunikatat e UÇK-së nuk mund të konsiderohen nxitëse të krimit, pasi në të kundërtën dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje do ta kishin vënë re dhe do ta kishin bërë të ditur për trupin gjykues, njofton Dukagjini.

“Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit sepse në të kundërtën dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje do ta kishin ditur këtë dhe do e kishin bërë me dije për ju”, u shpreh Mishetiq.

Mbrojtja thekson se Prokuroria ka dështuar të ofrojë prova që tregojnë se komunikatat kanë ndikuar në avancimin e politikës së ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Sipas Mishetiq, Prokuroria duhet të tregojë lidhjen shkak-pasojë që pretendon se komunikatat çuan në kryerjen e krimeve të përshkruara në aktakuzë.

Ai shtoi se Prokuroria mbështetet kryesisht në deklaratat e Rrustem Mustafës – Remit.

“ZPS-ja së pari mbështetet në provat e dhëna nga komandant Remi për të mbështetur pretendimet që komunikatat ishin shumë të rëndësishme për krimet e ngritura në aktakuzë. Siç thuhet nga ZPS-ja, Remi ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Shtabin e Përgjithshëm”, tha ai, duke theksuar se përse duhej që Remi të orientohej përmes komunikatave.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria përdor këtë argument vetëm sepse nuk disponon prova të drejtpërdrejta që dokumentojnë komunikimet mes Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantëve të zonave mbi mesazhet e pretenduara.

Artikulli i mëparshëm
Rama shpërthen ndaj opozitës: E vetmja parti në botën demokratike që ushtron dhunë
Artikulli tjetër
Aksident i frikshëm në Shkup – Dy automjete përfshihen nga flakët!

Lajme të fundit: