Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt

Rama rrëfen 35 vite jetë politike

35 vite pasi nisi së bashku me Ardian Klosin dhe Kasem Trebeshina, me refleksione dhe një cikël takimesh ku për herë të parë u kërkua vetingu për figurën e diktatorit Hoxha dhe lirimi i të burgosurve politikë, Edi Rama është rikthyer në sallën e Akademisë së Arteve për të rrëfyer përballë Blendi Fevziut të gjitha emocionet, frikërat dhe të vërtetat e asaj nisme.

“Ajo që ka ndodhur atë ditë kur unë kam përmendur emrin e Enver Hoxhës, këtu, ajo ishte tamam si një seancë ekzorcizmi. Prapë ishte si frikë”, tha Rama.

Edhe pse synimi i intervistës nuk ishte aspak aktualiteti, Rama, duke referuar një bashkëbisedim me Isuf Vrionin pas vendosjes së pluralizmit, u ndal tek gjyqësori, kur tha se, ashtu siç ai e kishte parashikuar, shteti ligjor në kuptimin e drejtësisë së drejtë ende pas 35 vitesh nuk ekziston.

“Shteti ligjor përmes gjykatës është tha një trupë njerëzish të pavarur, të aftë dhe të ndershëm. Faktikisht kur i sheh sot gjërat e kupton që jemi akoma në një të përpjetë për shtetin ligjor dhe për gjykatat e pavarura”, tha Rama.

Pa ia përmendur asnjëherë emrin, bëri përgjegjës Berishën për retorikën e ashpër politike në 35 vite, ku kundërshtarët politikë konsiderohen armiq.

“Lidhet me fatkeqësinë e madhe që një komunist ultrafanatik u kthye në një konservator ultrafanatik dhe gjuhën e urrejtjes, teknikat e degjenerimit me tjetrin, luftën me çdo lloj kundërshtie brenda vathës së vet dhe me çdo lloj kundërshtari e ktheu në metodë”, tha Rama.

Sinkron. Megjithatë, Berishës i njeh një cilësi që, sipas tij, Fatos Nanos i mungonte.

Blendi Fevziu: Nano nuk është më në këtë jetë. Nëse do ju kërkoja sot ta përkufizonit në mënyrë realiste, si do ta përkufizonit?

Edi Rama: Në qoftë se do më kërkosh vetëm një fjali do thosha shumë talent, pak vullnet.  

Blendi Fevziu: Kush është njeriu politik më i vullnetshëm që keni njohur këto 30 vite?

Edi RamaMë i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Pa diskutim.

Blendi Fevziu: Berisha?

Edi RamaNuk ia zë emrin unë tani se më duket sikur… Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Ti ia gjete emrin direkt. Se ti ke dhe gjithë këta miq. Si e gjete menjëherë?

Për Metën nuk pranoi të komentojë dhe tha se qëndron ende përkufizimi që i ka bërë tek libri Kurbani.

Pak a shumë është raporti që ka qenë vijimësisht edhe më pas”, tha Rama.

Por u ndal gjatë dhe me detaje tek takimi i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën.

“Ça do tha? U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. . Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Ishte tha një gjysh i lumtur”, tha Rama.

Momenti më i rëndësishëm dhe njëherësh më mbresëlënës për Ramën e ka emrin Linda.

Rama ndan në intervistën e tij edhe momentin më të vështirë në jetën private dhe atë politike.

“Momenti më i vështirë ka qenë momenti ku duhej të bëja luftën për të marrë drejtimin e PS dhe njëkohësisht duhej të ndiqja në distancë me shumë tension ecurinë e sëmundjes së djalit tim. Ishin të dyja bashkë në të njëjtën kohë dhe ishte shumë sfidë e madhe që nga një anë duhej të isha energjik, i qeshur, guximtar, i fortë, i vendosur për të marrë lidershipin e PS”, tha Rama.

Kur ka hyrë në vitin e 13 të qeverisjes si kryeministër, Rama nuk ka një datë kur do të largohet nga politika.

Edi Rama: Jo.

Blendi Fevziu: Fare-fare?

Edi Rama: Jo sepse ju shpeshherë ose gjitha herët e merrni në mënyra të ndryshme, por asnjëherë siç e them unë atë që them. Unë nuk e kam parë kurrë këtë as si asnjë punë, as si një profesion, as si një rastësi, e kam parë si mision. Për mua është si misioni dhe misioni im është që ta çoj me ndihmën e Zotit dhe shqiptarëve Shqipërinë në BE.

Lajme të fundit: