Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

Shqipëria dhe Bullgaria bashkëpunojnë për sigurinë në kufijtë lindorë të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, një javë më parë zhvilloi një takim me homologun e tij shqiptar, Pirro Vengu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi Ministria bullgare e Mbrojtjes.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte kontributi i Bullgarisë dhe Shqipërisë në masat për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s në krahun lindor të Aleancës. Dy ministrat diskutuan gjithashtu për zhvillimin e kapaciteteve operative të Grupit Luftarak Multinacional të NATO-s, i cili është i dislokuar në Bullgari.

Në kuadër të vizitës, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga ministri Vengu, vizitoi poligonin ushtarak “Novo Selo”, ku ministri shqiptar u takua me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që marrin pjesë në përbërjen e Grupit Luftarak Multinacional të NATO-s në Bullgari.

Gjatë takimit me trupat shqiptare, ministri Vengu i uroi ata për festat e fundvitit, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tyre në kuadër të misioneve të NATO-s. (INA)

Lajme të fundit: