Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Shqiptarët mes drejtësisë selektive dhe pabarazisë institucionale!

Shkruan: Zydi Xhelili


Gjyqësori po i diskriminon shqiptarët në mënyrë sistematike. Burgjet janë të mbushura me shqiptarë, shumë prej tyre të pafajshëm ose të dënuar në procese të dyshimta. 

Sot, shqiptarët përbëjnë mbi 70% të të burgosurve, ndërkohë që në institucionet shtetërore përfaqësimi i tyre sillet vetëm nga 2.5% deri në 25%.


Ky disproporcion nuk është rastësi. Është pasojë e një sistemi të ndërtuar mbi drejtësi selektive, standarde të dyfishta dhe përjashtim institucional.

Kur një komunitet është shumicë në burgje, por pakicë në vendimmarrje, atëherë nuk kemi të bëjmë më me dështim administrativ, por me apartheid institucional.

Drejtësia që nuk është e barabartë për të gjithë, nuk është drejtësi, është mjet presioni dhe kontrolli.


Kjo dukuri është thellësisht brengosëse dhe alarmante. Prandaj Viti 2026 duhet të jetë një moment kthese për veprim konkret në emër të drejtësisë. 


Pushteti, duke nisur nga kryeministri e deri te përfaqësuesit shqiptarë në pushtet, duhet të reagojë fuqishëm kundër drejtësisë selektive.

Lajme të fundit: